Categories
Lajme FRI

Njësitet speciale rrahin brutalisht pa pikë faji një student

Në Kumanovë mbrëmë është rrahur brutalisht A.B, 22 vjeçar nga njësitet policore për ndërhyrje të shpejtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, kur A.B sapo po kthehej në shtëpi dhe papritmas është sinjalizuar dhe ndaluar nga një xhip i njësisë speciale dhe pa asnjëlloj komunikimi dhe arsye është tërhequr zvarrë nga makina e tij, duke u goditur dhe rrahur brutalisht nga një grup policësh të njësisë speciale.
“Isha në një shitore dhe po kthehesha me makinë në shtëpi dhe në një moment në rrugën ‘Kiro Fetak’ pash një sinjal të policisë për të ndaluar. Unë ndalova në anën e djathtë dhe hapa dritaren për të shikuar se çfarë kërkojnë, por parpritmas një polic i njësisë speciale me kallashnikovë pa asnjë lloj komunikimi dhe pyetje më kapi dhe më nxorri zvarrë nga makina. Në këtë moment edhe jam sharë dhe torturuar, ku më pas më kanë goditur në këmbë me xhizmet e tyre dhe më kanë rrahur me kërbaç në disa pjesë të trupit. Pasi që më kanë goditur disa herë me goditje të forta, kanë nisur të më bëjnë disa pyetje.  Duke më rrahur me kërbaç, policë të tjerë kanë bastisur dhe kontrolluar makinën dhe skanë gjetur asgjë. Prej aty më dërguan te furgoni ku ndodhej një polic i zakonshëm dhe ai pasi verifikoi dokumentet se isha në rregull, vetëm dha një përgjigje se ‘dyshuam mos je terrorist”, shpjegoi për agjencinë e lajmeve INA, A.B, studenti në degën e ekonomikut të USHT-së në Kumanovë, i cili ka thënë se akti tmerrues ka ndodhur vetëm disa metra larg shtëpisë së tij.
Pas rrahjes, ai dhe familjarët e tij kanë paraqitur rastin në polici dhe se është dërguar në Spitalin e Kumanovës.
“Unë pas rrahjes jam paraqitur menjëherë në spital, ku kamë bërë kontrollet dhe janë konstatuar lëndime të rënda trupore, si gjakderdhje të brendshme dhe lëndime tjera trupore. Po ashtu kemi paraqitur edhe në stacionin policor në Kumanovë dhe më pas edhe në Ministrinë e Brendshme në Shkup, ku janë paraqitur të gjitha të dhënat rreth rastit”, theksoi viktima.  Rasti i tillë u regjistrua në Kumanovë në ditën kur ishin të pranishme forca të mëdha policore.
Familjarët dhe banorët e lagjes janë të revoltuar nga ky rast, pasi që bëhet fjalë për rrahje pa asnjë pikë faji dhe pa asnjë arsye, pasi që A.B është një 22 vjeçar, student i rregullt në USHT dhe se ai kurrë s`ka pasur asnjë vepër penale apo antiligjore. (N.P/INA)




Exit mobile version