Microsoft zbuloi dje sistemin e ri operativ të quajtur “Windows 10”, sistemi i shumë pritur që erdhi pas Windows 8.
Versioni më i fundit i Windows i kthen disa gjëra që nuk ishin në Windows 8, duke përfshirë menynë e startit dhe përmirësimet në atë se si shfaqen aplikacionet, përderisa janë shtuar edhe disa performanca për ata të cilët përdorin pajisje me prekje dhe PC.
Me Windows 10, Microsoft ka dëshiruar që t’i bëjë bashkë disa veçori të Windows 8 dhe 7, por duke shtuar disa detyra dhe karakteristika më të mira për të ofruar eksperiencën më të mirë të Windows tek përdoruesit, transmeton Lajmi.net.
Ja çfarë ishin përshtypjet e para të asaj çfarë u pa nga ky Windows.
Menyja e startit është kthyer
Po, menyja e startit që shumë njerëzve ju mungonte në Windows 8 tani është kthyer. Edhe pse kompania e kishte para-shfaqur menynë më herët këtë vit në Build, menyja e startit ishte padyshim ylli i të martës mbrëma.
Do të jetë prezent në pajisjet me prekje dhe këto tradicionale. Kolona e majtë duket më shumë si menyja tradicionale e Windows 7 dhe përmban aplikacionet që përdoruesi i përdor më së shumti, duke përfshirë aplikacionet e Windows dhe të dyqanit.
Kolona e djathtë mbanë disa pllaka të përshtatshme që lëvizin. Ju mund të shtoni ndonjë aplikacion në atë kolonë në çdo kohë vetëm duke e zvarritur atë mbi të, transmeton Lajmi.net.
Menyja e startit në vetvete mund të ndryshojë madhësinë kështu që ju mund të shtoni aplikacione aq sa të dëshironi. Në Windows 10, madhësia e menysë së startit është në të vërtetë e kufizuar vetëm në madhësinë e monitorit.
Një demo më poshtë i kësaj menyje tregon më shumë atë për çfarë po flasim:
 

Puna e shumëfishuar
Me Windows 10, Microsoft është duke prezantuar disa veçori të punës së shumëfisht që me të vërtetë do të ketë një arritje e madhe dhe do të jetë shumë e pëlqyer për klientët. Shtesa më e madhe është “Task View”, një veçori e lehtë e punës së shumëfisht për të ndryshuar në mes të aplikacioneve dhe desktopit. Task View, që duket e ngjajshme me ato të krijuar në Mission Control në OS X, mund të aktivizohet në butonin e ri të Task View në vegëzen e punës ose thjeshtë duke rrëshqitur majtas kur përdorni pajisje me prekje.
Shikojeni demon e Task View më poshtë:
 

Dritare të reja
Për të përmbushur krijimin, Microsoft ka lansuar edhe disa përmirësime në punën e dritareve. Ankesa më e madhe në Windows 8 ishte pamundësia për të ri-zmadhuar aplikacionet në Windows Store, që shkonte në madhësi të plotë (full screen), pa marrë parasysh çfarë pajisje përdornit.
Në Windows 10, aplikacionet nga Windows Store hapen në dritare të cilat madhësia e tyre mund të ndryshohet – të mbyllen apo të minimizohen në vegëzen e punëve.
Përderisa ne i pamë disa nga veçoritë në Windows 10, ka edhe shumë të tjera që nuk janë parë ende. Dhe pasi që ky është vetëm një para-shfaqje e këtij krijimi, është e vështirë për të ditur se si do të duket versioni final i Windows 10, që pritet të vijë në vitin 2015, transmeton Lajmi.net.