Një firmë kërkimore angleze paraqiti një tastierë që është më pak se gjysmë milimetri e trashë, duke e bërë atë tastierën më të hollë në botë.
Firma CSR, ka krijuar Surface, një copë e hollë me fleksibilitet të ekranit me prekje me një tastierë të përshtatur. Pajisja lidhet me tabletin apo me smartfonin duke përdorur një version të Bluetooth-it pa shumë energji.
Ky cip i dizajnuar specifikisht e lejon tastierën të lidhet me pajisjet më të fundit pa patur nevojën e një baterie.
Aftësitë e prekjes që ka tastiera përfshijnë aftësinë e përdoruesve për të punuar lehtësisht me veprime komplekse që do të ishin të pamundura në tastierat normale.
Kompania CSR nuk ka dhënë detaje mbi jetëgjatësinë e baterisë. Por kjo pajisje do të dal në shitje vetëm duke filluar nga viti i ardhshëm. Drejtori për energjinë e ulët në kompani, Paul Williamson deklaron: “Ky është një prototip pune dhe një shkëndijë e asaj që pritet të vij.
Mund të shohim madhësi dhe forma të ndryshme, disa të vogla për iPad Mini apo të mëdha për desktop, modele të ndryshme do të vijnë gjithashtu edhe në ngjyra të ndryshme”. (PCWorld Albanian)