Categories
Të tjera

Njihuni me vajzën 3 vjeçare nga SHBA me inteligjencë si Ajnshtajni (Video)

Vajza që shihim në video ka një inteligjencë si Albert Ajnshtajn dhe ka arritur të mësojë gjuhën spanjolle me shumë lehtësi.
Ajo është cilësuar si njeriu më inteligjent në Shtetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prindërit e saj Ian dhe Xheki Martin, nuk dinë në cilën klasë ta regjistrojnë vajzën e tyre të quajtur Alekis.
Vetëm 3-vjeç ajo është aq inteligjente, saqë do të duket si shumë ndryshe në mes të fëmijëve të tjerë. Vogëlushja është anëtare e klubit Mensa, grup në të cilin mblidhen të gjithë njerëzit që kanë një nivel të lartë inteligjence, që do të thotë 140, ndërkohë që niveli i inteligjencës tek personat normalë, është 100.
Por mes të gjithëve, Alekis është vërtetë një rast shumë i rrallë, mjekët që e kanë testuar atë dhe janë shprehur se vajza ka superuar gjithçka me shumë lehtësi duke e vlerësuar atë me 160, që është niveli maksimal, dhe që është niveli i arritur nga Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hawking, dy shkencëtarët më të mëdhenj të këtyre 100 viteve të fundit.
Vajza ka mësuar të lexojë, kur ishte më pak se 1 vjeç dhe në moshën 2-vjeçare, nisi të shkruante, ndërkohë që tani në moshën 3-vjeçare ka mësuar në mënyrë perfekte gjuhën spanjolle, vetëm duke përdorur aplikacionet e iPadi-it të të atit të saj. Memoria e saj është e mahnitshme dhe arrin të tregojë fjalë për fjalë një libër që ka lexuar shumë kohë më parë. Njeh gjeografinë e të gjithë botës dhe di të thotë të gjithë kryeqytetet e shteteve.
Alekis Martin, është cilësuar si personi më inteligjent i të gjithë Shtetit të Arizonës dhe është më inteligjente e 99,9 % të popullsisë botërore. Prindërit e saj, që kanë një inteligjencë normale, janë shprehur se Alekis është një vajzë alegre dhe e dashur me të gjithë, nuk duam të transformohet në një mostër, falë inteligjencës së saj.
 

Exit mobile version