Njohja e Kosovës nga Egjipti konsiderohet si një nga njohjet më të rëndësishme që mund t’i bëhen vendit në këtë fazë.
Predrag Simiç, profesor i shkencave politike nga Beogradi, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti do të ishte urimi më i mirë për Kosovën, në pesë vjetorin e pavarësisë së saj.
Ai ka thënë se kjo njohje do të nxiste edhe njohjet nga vendet e painkuadruara dhe nga vendet e botës islame, të cilat deri janë përmbajtur nga njohja e pavarësisë së Kosovës.
Simiç ka përkujtuar se Egjipti, me gjithë problemet e veta, ka ndikim të madh te vendet e botës arabe, sidomos të vendet e Gjirit Persik dhe të Lindjes së Mesme.
Siç transmeton QIK, ai ka thënë se njohja e shtetit të Kosovës nga dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së do ta vështirësojë shumë edhe pozicionin e vendeve të tjera dhe ka theksuar se në këtë situatë nuk do të kishte efekt as vetoja eventuale e Rusisë dhe Kinës.
Por, në cilën fazë është procesi i njohjes së Kosovës nga Egjipti?
Burime të Gazetës Express thonë se Zëvendëspresidentja egjiptiane, Pakinam Hassan Khalil El Sharkaëy dje gjatë takimeve me Kryeministrin dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë ka premtuar se kjo tashmë është çështje e kryer.
Në fakt, ajo edhe publikisht tha se njohja “është rrugës”.
Burime të gazetës thanë se i takon Presidentit Mohamed Morsi që ta marrë këtë vendim. Siç dihet, Morsi ka marrë kompetenca shtesë në drejtim të shtetit – për çka edhe është kritikuar nga shoqëria civile atje dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.
“Ne presim që njohja të formalizohet brenda pak ditësh”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti për Gazetën Express.
Categories