Ka shumë mënyra për të nokautuar kundërshtarin. Në sporte të ndryshme kemi parë shumë hedhje në dysheme të kundërshtarëve, por atë që e bëri karateisti rus Semyon Moskalenko, nuk e kemi parë deri më tani.
Për fat të keq mediat ruse të cilat publikuan këtë pamje, japin vetëm emrin e Moskalenkos, por jo edhe të kundërshtarit të tij i cili hëngri dajak dhe në fund u gjet në nok aut. Moskalenko në kampionatin rus të karatesë në stilin “Kyokushin” e cila dallohet nga stili klasik “Shotokan”, nuk pati aspak mëshirë ndaj kundërshtarit.
Mjeshtri rus Moskalenko, i cili për një kokë ishte më shtatshkurtër se kundërshtari i tij, me një lëvizje akrobatike arriti të përfundojë luftën dhe të del fitues i saj. Mediat ruse dhe ato evropian, këtë nokaut e shpallën edhe nokautin e vitit në sportin e karatesë.
Categories