Nokia ka prezantuar në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë telefonin e tij më të ri, i cili i përket një gjenerate jo shumë të avancuar nga opsionet, por shumë praktik nga ana funksionale.
“Nokia 105” quhet inovacioni i gjigantit finlandez, i cili me këtë telefon celular mendon t’u vijë në ndihmë njerëzve që ende nuk kanë një celular në dorë.
Telefoni kushton vetëm 15 euro dhe mban bateri 35 ditë me vetëm një të karikuar.
“Nokia 105” do të dalë në treg tremujorin e dytë të vitit 2013. Ai është me ngjyra, ka elektrik dhe FM radio. Ky model shënon fundin e një epoke. Me ekranet me ngjyra dhe me një çmim kaq të ulët, Nokia i thotë lamtumirë ekraneve bardh e zi.
Kompania synon që këtë telefon ta shesë në vendet që kanë mungesë të energjisë elektrike. Kompania arsyeton se ky celular praktik mund të blihet edhe nga ata që kanë nevojë për një tel të dytë.
Aktualisht në botë llogariten rreth 2.7 miliard persona që ende nuk kanë telefon celular për shkak të kufizimeve financiare, një fakt të tillë Nokia po e shfrytëzon për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve.
Si gjithmonë edhe tek ky model nuk mungojnë lojërat e ndryshme zbavitëse dhe programet e tjera si llogaritës, kalendarët, ditarët etj./Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
Një viktimë nga vërshimet në rajonin e Kumanovës
next article
Shijoni 17 golat e Messit ndaj Realit (Video)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
19 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
19 hours ago