Rezerva të reja të naftës dhe gazit që arrijnë vlerën prej 30 miliardë dollarë, janë zbuluar në territorin, i cili në vitin 2010 i është dhënë Oslos nga Moska, tregon një studim zyrtar, njofton faqja „BarentsObserver“.
“Ky është një lajm i madh për Norvegjinë. Këto rezerva të reja paraqesin vlerë të madhe për shoqërinë norvegjeze”, tha Ula Burten Mue, Ministri i Naftës dhe Energjetikës.
Rezervat e reja janë zbuluar në pjesën juglindore të Detit të Barencit pas ekzaminimit të një sipërfaqe prej 44.000 metra katrorë, thuhet në raporti e Agjencisë norvegjeze të naftës.
Rezervat janë vlerësuar në 1,9 miliardë fuci. Prej tyre, 85 për qind e gazit natyror, ndërsa pjesa tjetër është naftë. Me këto rezerva Norvegjia tani disponon me të paktën 7, 9 miliardë fuçi rezerva të papërpunuara.
Prodhimi i naftës në vend ka rënë për vit 13-të me radhë, që është gjysma e maksimumit të arritur në vitin 2000, njofton agjencioni “Blumberg”.
Mbi 175,000 kilometra katrorë në pjesën juglindore të Detit Barenc i janë dhënë Norvegjisë nga Rusia në vitin 2010 pas një kontesti që zgjati më shumë se katër dekada.
Së pari BRSS-ja,  e pastaj edhe Rusia insistonin që territori i kontestuar të ndahet me “vijën e mesme” sipas meridianit zero, i cili kalon përmes Polit të Veriut. Në anën tjetër  Norvegjia insistonte për ndarje në sektorë me lartësi brigjeve të Shpicbergen. Në fund vendet morën 50 për qind të zonës së kontestuar.
Kjo është “dhuratë perandorake”, e ngjashme me shitjen e Alaskës SHBA-ve për 7,2 milionë dollarë në vitin 1867 nga ana perandorit rus Aleksandri II, komenton “Novie izvestija”.|albtime|