Prindërit të cilët kanë lënë numrat e telefonit për kontakt nëpër shkolla, prej nesër një herë në javë do të mund të marrin një mesazh sms, me informacione për notat, rrjedhën e aktiviteteve dhe sjelljen e fëmijës së  vet, informoi sot ministri i MASH-it, Spiro Ristovski.
Sipas tij, ky shërbim mundësohet falë sistemit të përparuar të ditarit elektronik, pjesë e projektit të qeverisë, “prind i informuar”.
Shërbimi i sms mesazheve do të mundësohet nga tre operator të telefonisë celulare të cilët ishin në testimin kontroll. Ky shërbim do të aktivizohet sipas dëshirës së prindërve të cilët kanë lënë numër kontakti tek kujdestari i klasës.
Ata prind të cilët nuk kanë lënë numër kontakti, mund ta bëjnë atë kur të duan, ndërsa për ata prind të cilët nuk duan t’i lënë të dhënat e tyre, marrjen e notave të fëmijës së tyre mund të bëjnë nëpërmjet postës elektronike.