Profesionistët e notit, e konsiderojnë këtë sport si një ndër sportet më të dobishëm, i cili vë në funksion të gjithë muskujt e trupit, edhe muskujt të cilët rrallë herë janë aktivë gjatë jetës së përditshme.
Sipas ekspertëve, noti hyn tek sportet që kërkojnë rezistencë të lartë, pasi vetëm për një gjysmë ore not, mund të digjen 350 kalori. Kjo ndodh për shkak se trupit i duhet rezistencë më e madhe, 14 herë më shumë, sesa rezistenca ndaj çdo sporti tjetër. Kështu, trupit i duhet të djegë më shumë energji që të vazhdojë të ruajë dinamikën e tij brenda ujit.
Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët sugjerojnë tre herë në javë not, me një kohëzgjatje 30 – 45 minuta në çdo herë. Thjesht vijimi i lëvizjes në ujë, është më i rëndësishëm sesa ushtrimi i notit me shpejtësi të lartë.
Duke pasur parasysh se uji mban 90% të peshës së njeriut gjatë notit, ekspertët e shohin këtë sport si të përshtatshëm për personat obezë dhe që vuajnë nga kyçet, pasi noti i ushtron për rezistencë më të lartë dhe lodhje. Për personat që vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë i gjakut, këshillohet konsulenca me mjekun më parë. /ardhmeriaonline/
Categories