Novell po përgatitet të nxjerrë Filr, një produkt të ri premtues të ndarjes së dokumenteve për organizata që kërkojnë disa prej qasjeve të Dropbox, ndërkohë që mbajnë në kontroll të brendshëm menaxhimin e të dhënave.
Një fakt interesant për dizajnin e Filr është që mund të qëndrojë në krye të menaxhuesve të dokumenteve nëpërmjet politikave të Direktorisë Aktive, që do të thotë se punonjësit mund ta aksesojnë atë nga pajisje të ndryshme edhe nga shtëpia madje.
Filr mund të vendoset si një aplikim i VM, duke suportuar si serverët e Windows dhe të Novell, me aksesim klienti nga Windows XP/7/8, Mac OS X, Android, iOS dhe BlackBerry 10.
Administratorët mund të përcaktojnë nëse dokumentet do jetë të shkarkueshëm apo thjesht mund ti shohësh. Mundësi e plotë kërkimi ofrohet me MySQL dhe Lucerne. Sipas Novell, administratorët kanë mundësi të plotë të shohin se kush po i akseson dokumentet sipas politikave të sigurisë.
“Ka kompani që nuk mund të sigurojnë shërbime në re (cloud),” pranon menaxheri ekzekutiv i produktit tek Novell, Richard Lindstedt Pas një softueri testues që u përdor nga 500 konsumatorë që testuan Filr si pjesë e instalimit të Novell, softueri i plotë do të dalë në treg më 30 prill. Çmimet do të varen nga marrëveshja e kompanive me Novell. (PCWorld Albanian)
EDITOR
12 years ago
previous article
10 tiparet më të mira dhe 'të fshehura' në Galaxy S4
next article
Bayern-Barça, reagimet e yjeve të sportit (Foto)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
11 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
11 hours ago