Përfaqësuesja e Lihetnshtajnit , në ndeshjen e parafundit eliminatore  për botërorin e ” Brazil 2014”, do të përballet me Bosnjën e Hercegovinën. Ajo në këtë ndeshje do të jetë e dobësuar me mos luajtjen e dy nga futbollistët e saj më të mirë Tomas Bek dhe Martin Bushel. Interesante janë faktet pse këta të dy nuk do të luajnë me kombëtaren e tyre në Zenicë.
“Tomas Bek punon dhe për shkak obligimeve në vendin e punës nuk do të luaj, ndërsa Bushel, nga e premtja deri të dielën duhet të ndjek ligjeratat në fakultet”, ka thënë trajneri i Lihtenshtajnit Rene Pauritsh. Lihtenshtajni, pas tetë ndeshjeve eliminatore ka fituar vetëm dy pikë.