Muzeu i Muhamedit a.s. i cili u hap në Çifte Hamam nën organizimin e Forumit Rinor Islam u vizitua nga të gjitha grupmoshat. Muzeu në fjalë kishte për qëllim njoftimin më të afërt të jetës dhe veprës së Muhamed Mustafasë.
Ndër ata që vizituan ishin edhe shumë fëmijë. Përveç atyre që vizituan sëbashku me familjet e tyre, në mënyrë të organizuar vizitorë ishin edhe fëmijët e kurseve të fundjavës “Bashkë me filloristët” nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas sëbashku me edukatoret e tyre.
Vizitorë ishin edhe fëmijët nga shkolla edukative “Jakup Asipi” e cila vepron në kuadër të shoqatës “Vllaznia” në Kumanovë.
Këtë muze e vizituan edhe fëmijët nga shoqata kulturore “Ensar”.
Nuk munguan edhe fëmijët e shumë mektebeve të xhamive si të xhamisë “Jahja pasha” dhe “Hatunxhik” nga Shkupi.
EDITOR
8 years ago
previous article