Një djalosh 14- vjeçar nga Shkupi, Marko Calasan, është përfshirë në listën e 50 adoleshentëve më të zgjuar në botë.
Lajmin e bën të ditur BIRN.
Calasan është i famshëm në vendin e tij, por së fundmi u përfshi edhe në listën e hartuar nga TheBestSchools.org, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme në kompjuter.
Ai është renditur i gjashti në listën që dominohet në mënyrë absolute nga adoleshentët amerikanë.
Djaloshi ka deri më tani 12 certifikata të Microsoft dhe një të Cisco. Certifikatën e parë e mori kur ishte vetëm gjashtë vjeç.
Djaloshi u mëson fëmijëve më të vegjël kompjuterin dhe flet rrjedhshëm tre gjuhë dhe po mëson të katërtën.
Qeveria i ka ofruar një laborator IT./ep
Categories