Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

Nxënësit e Eurekës në vizitë te Kryqi i Kuq në Kërçovë

Këtë javë, përskaj kushteve klimatike, dhe borës që mbuloi qytetin, nxënësit e Eurekës në Kërçovë bënë vizitë te Kryqi i Kuq.

Nxënësit u pritën nga Besnik Selimi, sekretar i Kryqit të Kuq në Kërçovë, dhe më pas patën rastin të dëgjojnë një ligjëratë rreth bazave të ndihmës së parë, nga doktoreshë Nora Lutfiu.

Ligjërata përfshiu edhe pjesën praktike, pra ushtrimet për rikthimin e punës së zemrës dhe mushkërive.

Këto ligjërata janë pjesë e projektit tonë me qëllim që të ngrisim vlerat njerëzore duke qenë pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë për të bërë gjënë e duhur në kohë të duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version