Forumi Rinor Islam – Dega Gostivar bëri prezantimin e projektit Talentium nëpër shkollat e mesme komunale

Në kuadër të projektit Talentium, i cili realizohet për së katërti herë me radhë në komunën e Gostivarit, gjatë ditës së sotme u realizua edhe prezantimi nëpër shkollat e mesme edhe atë: Shkolla e mesme e gjimnazit, shkolla e mesme ekonomike, shkolla e mesme teknike dhe shkolla e mesme e mjeksisë.

Projekti do të zgjasë rreth 12 javë dhe nxënësit do kenë mundësinë të ndjekin trajnime nga lëmi të caktuara edhe atë Komunikim, Media dhe Lidership.

Vlen të theksohet se ky projekt në komunën e Gostivarit do fillojë që nesër (e shtunë) në ora 13:00, në zyrat e FRI-së në Gostivar.

anigif