Nxënësit më të dalluar të klasave të IX nga tre komunat e qytetit të Shkupit: Çairit, Haraçinës dhe Studeniçanit të cilët ishin pjesëmarrës në projektin Eureka nën organizimin e Forumit Rinor Islam vizituan shkollën Maarif në Tetovë.

Drejtuesit e kësaj shkolle i mirëpritën nxënësit dhe nën udhëheqjen e tyre u vizituan të gjitha hapësirat që posedon kjo shkollë si: klasat, kabinetet e ndryshme, sallat, konvikti e të tjera. Në sallën e konferencave para nxënësve u prezantua puna që e bëjnë, mënyra e edukimit, kushtet dhe gjithçka rreth kësaj shkolle.

Kjo shkollë e cila fillon me vitin akademik në shtator të këtij viti ofron edukim kualitativ, aktivitete dhe organizime jashtëshkollore, mundësi studimi në shtete të tjera dhe mundësi të bursave. Nxënësit u njoftuan më detajisht rreth regjistrimit dhe provimit pranues për mundësitë e fitimit të bursave.