Nxënësit e projektit Talentium u përshëndetën me një vizitë të veçantë në stacionin televiziv TV21, ku u pritën me mirësi nga nikoqiri i tyre, Besir Arifi. Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të informohen drejtpërdrejt për rëndësinë e medias në shoqëri, si dhe për të njohur më shumë me procesin e punës së gazetarisë dhe sfidat që përballen gazetarët në ditët e sotme.
Besir Arifi, duke folur për përvojën e tij si gazetar, ndau me nxënësit përvojën dhe dijen e tij në fushën e medias, si dhe diskutoi për raportin e të rinjve me mediat sot. Pjesëmarrësit e projektit Talentium u inkurajuan duke u dhënë këshilla për të tejkaluar komplekset në paraqitjet publike, si dhe për të shprehur guximin e tyre për të ndikuar në debatin publik dhe për të ngritur zërin për sfidat që i rrethojnë shoqërinë.
Vizita në TV21 ishte një eksperiencë e rëndësishme për nxënësit e Talentium, duke i dhënë atyre një shans të rrallë për të mësuar nga profesionistë të medias dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në këtë fushë.
Shkup, 29 maj 2024