Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

Nxënësit e projektit Talentium vizituan TV21 në Shkup, ndërsa Eureka vazhdoi me “Modelin e një të riu të suksesshëm”

Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi trajnimin e rradhës në kuadër të projektit Eureka me temën “Modeli i një të riu të suksesshëm”.
Kryetari i FRI-së dega në Shkup, Afrim Demiri në cilësin e ligjëruesit trajtoi konceptin e suksesit, kush konsiderohet i suksesshëm, cilat janë mënyrat për të arritur atë dhe çfarë metoda duhet të përdorim për të arritur suksesin.
Pjesë e takimit ishte edhe një testim për nxënësit me qëllim trajnimin e vetëpërmbajtjes dhe vigjilencës së tyre.

TV21 në cilësin e nikoqirit mirëpriti nxënësit e projektit Talentium në hapësirat e tyre. Nxënësit u informuan drejtpërdrejt për rëndësinë e medias, si zhvillohet procesi i punës, cilat janë sfidat e gazetarëve dhe si është raporti i të rinjve me mediat tona nga nikoqiri, Besir Arifi.
Pjesëmarrësit arritën të përfitojnë këshilla për tejkalimin e komplekseve në paraqitjet publike, se si të zhvillojnë guximin e tyre për të shprehur opinionet e tyre dhe të ngrisin zërin për sfidat që i rrethojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version