Në kuadër të projektit Talentium u realizua trajnimin e radhës me temë “Të folurit para kamerës”.

Trajnues ishte Qenan Ismaili, i cili para nxënësve të Shkupit dhe Kumanovës tregoi mbi mënyrat e duhura dhe jo të duhura të të paraqiturit para kamerës, duke treguar edhe me shembuj konkretë.

Pas trajnimit, nxënësit patën mundësinë të vizitojnë Televizionin 21, për të parë se si realizohet puna në një medium.