Mediat maqedonase po nxisin dhe bëjnë thirrje për heqjen e tabelave dygjuhësore në maqedonisht dhe shqip të vendosura në disa institucione shtetërore.
Gjithashtu këto media kanë bërë thirrje që institucionet shtetërore si policia, inspektoratet arsimore dhe inspektoratet e tjera qeveritare të reagojnë edhe për heqjen e tabelave me emrat e rinj të personaliteteve historike shqiptare në katër shkollat shqipe në komunën e Çairit të Shkupit, informon agjencia e lajmeve INA.
Sipas tyre, më shumë se një vit, shteti nuk mund të heq pesë tabela të vendosura siç thuhet në mënyrë antikushtetuese, me rastin e pagëzimit të katër shkollave shqipe në komunën Çair të Shkupit. Debate ka nxitur edhe tabela e vendosur në maqedonasisht dhe shqip pranë institucionit “Qendra Nacionale e Konservimit” që është pjesë e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.
Mediat dhe artistë maqedonas të kulturës kanë theksuar se kjo tabelë pranë këtij institucioni kulturor që gjendet në Çarshinë e Shkupit është joligjore dhe se ajo duhet të hiqet nga Ministria e Kulturës. Sipas tyre, ky institucion i themeluar më 12 shkurt 1949 në çfarë baze ligjore përdor gjuhën shqipe, kur kjo siç nënvizohet nuk garantohet me ligj që institucionet qeveritare të kenë mbishkrime edhe në gjuhën shqipe. (INA)
EDITOR
12 years ago
next article
Bayern, akord me Lewandowski
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
13 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago