Categories
Lajme FRI

O.H “Kalliri i Mirësisë” ndanë 588 palë veshmbathje për nxënësit në nevojë të Gostivarit

Aksioni për shpërndarjen e veshmbathjeve për nxenësit në nevojë vazhdon.
Sot, e Premte 28.02.2014  organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”,në vazhdinm të këtij projekti e realizoi aksionin humanitar për shpërndarjen e veshmbathjeve edhe për nxënësit nevojtar të në të gjitha shkollat fillore të komunës së Gostivarit.
Aksioni nisi nga shkolla fillore “Bashkimi”, ku morën pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i O.H “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi, dhe të gjithë drejtorët e shkollave fillore të Gostivarit.
Kryetari Bejta dhe kryetari Sherifi gjatë vizitës në shkollën “Bashkimi” të shoqëruar edhe nga drejtori Mersel Sadiku, qëndruan edhe në dy klasë të kësaj shkolle ku nxënësve ua prezantuan qëllimin e aksionit humanitar.
“Sot unë si kryetar i komunës pata mundësi të pres kryetarin e shoqatës humanitare “Kalliri i Mirësisë” i cili erdhi në vizitë në Komunën e Gostivarit me një qëllim shumë të mirë, bamirës, humanitar për të ndajtur ndihma, pako në veshje për fëmijët të cilët kanë nevojë. Në Komunën e Gotivarit shoqata “Kalliri i Mirësisë” ka ndajtur 588 pako gjegjësisht veshje për fëmijë prej moshës 6 vjeçare deri në moshën 11 vjeçare. Unë si kryetar i komunës së Gostivarit së bashku me të gjithë qytetarët e Gostivarit jemi mirënjohës që kryetari i shoqatës humanitare bamirëse “Kalliri i Mirësisë” ka vënë komunën e Gostivarit në mesin e komunave të tjera ku janë ndajtur ndihma humanitare për fëmijët me veshje. Për këtë ne jemi mirënjohës dhe kryetarit, aktivistëve të kësaj shoqate u dëshirojmë shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen që të investohet në infrastrukturë për problemet që ne i kemi në komunën e Gostivarit dhe problemet që i kanë qytetarët e Komunës së Gostivarit”, tha kryetari Bejta.
Kryetari i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi tha se bëhet fjalë për një projekt që përfshin 8 mijë fëmijë brenda vendit tonë.
“Ky është pjesë e një projekti ndërkombëtar ku janë paraparë të përfshihen 1 milion fëmijë nevojtar, të cilëve shoqata “Kalliri i Mirësisë” u ndan dhurata dhe i motivon për një jetë më të mirë në të ardhmen. Pa dyshim ky bashkëpunim nuk është rasti i parë, me z.Nevzat Bejtën, kemi pasur bashkëpunime edhe në të kaluarën, bashkëpunime mjaftë të suksesshme. Shpresojmë që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të tilla. Biseduam me kryetarin për mundësitë e bashkëpunimit edhe për projekte të tjera të cilat janë edhe më vitale dhe më të rëndësishme për popullatën tonë kur bëhet fjalë për edukimin dhe arsimin por edhe krijimin e mundësimit për punësime të reja në të ardhmen. Shpresojmë që me këto nuk do të kemi një shoqëri me varfëri, pasiguri anomali. Në fund falënderojmë kryetarin dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë bashkëpunim dhe le të shërbej kjo Komunë si shëmbëlltyrë edhe për qytetet e tjera kur është në pyetje zhvillimi i qytetit”, theksoi Sherifi.
Ky projekt është pjesë e fushatës ndërkombëtarë, të cilën e ndërmori Kryeministri dhe Zëvendës presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, mbreti i Dubait Muhamed Bin Rashid Al Maktum, fushatë kjo e cila synon të bëjë ndarjen e veshmbathjes për 1 milion fëmijët e varfër në gjithë botën.


 

Exit mobile version