Edhe këtë vit akademik organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” vazhdoi me realizimin e projektit për shpërndarjen e bursave për nxënës dhe student.
Numri i atyre që u perfshin në këtë projekt arrin në 29 student dhe 16 nxënës të shkollave të mesme.
Pjesa më e madhe e atyre që u përzgjodhen për të përfituar nga bursat e sivjetshme janë jetim dhe jetime të talentuar të cilët vijojnë mësimet në shkolla të mesme apo në fakultetet e ndryshme mbrenda vendit tone.
Studenteve dhe nxënësve me fjalë rasti ju drejtua edhe kryetari i O.H. ”Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi i cili u uroi atyre vit të mbarë akademik
‘Dëshiroj të keni sa më shumë suksese në sferën arsimore e cila është njëherit edhe obligim i juaj moral ndaj donatorëve të cilët po mbështesin organizatën në këtë projekt me rëndësi të veçantë për arsimin dhe zhvillimin e shoqërisë tone. Kerkoi prej juve më tepër angazhim dhe punë në arritjen e rezultateve sa më të mëdha në arsim gjë e cila do t’u ndihmonte në jetën e tyre individuale dhe atë shoqërore’ tha ai.
Në fund të këtij takimi studentëve dhe nxënësve u shperndan bursat dhe po të njejtit u njoftuan për rrjedhen e aktiviteteve edukativo kulturore që do ta shoqërojnë këtë projekt.
EDITOR
11 years ago
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
20 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
20 hours ago