Kjo foto është nga ata që me të drejtë thuhet: “Foto që fletë më shumë se një mijë fjalë”
E kam marrë këtë foto në një fshat tonin në Shqipëri, pak rëndësi ka vendi… rëndësi ka domethënia e saj!
Pyeta dhe mësova se kjo është shtëpia e dy vëllezërve që jetojnë në të njëjtin kulm… Njëri mesa shihet në gjendje më të mirë ekonomike e ka mbuluar pjesën e vet me tjegulla importi, kurse tjetri ashti me dërrasa të vjetra, të kalbura gati në shembje!!!
– Praktikisht për atë me tjegulla të kuqe, kjo është zgjidhje dritëshkurtër sepse po u shemb hisja e vëllait shembet dhe e tija?!!!
– Pastaj, meqë mundësinë; pse të mos mbuloj dhe edhe shtëpinë e vëllait të vet?Vëllait të vet!!!
O Zot i madh, pse jemi bërë kështu ne shqiptarët?!!!
Kjo foto them se shpreh esencën e shumë problemeve që kemi ne SHQIPET, dy vëllezër në një kulm ja si e kanë bërë shtëpinë!
Ja ndasitë tona si shqiptarë…
Dy kampe politike që e kanë katandisur Shqipërinë kështu!!!/alb-observer/
Categories