Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama i bëri thirrje presidentit të Mianmarit Thein Sein për të ndaluar vrasjet e muslimanëve etinik Rohingya në rajonin Rakhine.
Në vizitën e parë të një lideri burmez brenda 47 viteve, Obama shprehu shqetësimin e Uashingtonit rreth dhunës kundër myslimanëve në Mianmar dhe i bëri thirrje presidentit për t’i dhënë fund persekutimit të myslimanëve.
Gjatë takimit në Zyrën Ovale, Obama dhe Sein diskutuan dhunën kundër myslimanëve Rohingya në Rakhine, dhe asistencën e SHBA-ve për reformat politike dhe ekonomike.
“Unë bëj thirrje për të ndalur dhunën e vazhdueshme ndaj komunitetit mysliman në Mianmar. Zhvendosja e njerëzve, dhe dhuna e drejtuar ndaj tyre duhet të ndalet”, tha Obama.
Thein Sein kërkoi ndihmën e SHBA-ve “dhe mirëkuptim” në përpjekjet për të bërë reforma të vështira dhe fund të dhunës, duke thënë se “do të bëjë çmos për ti vënë autorët para drejtësisë.
Sipas Raportit Vjetor për Lirinë Fetare Ndërkombëtare të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, myslimanët Rohingya përballen me diskriminim të rëndë ligjor, ekonomik, social dhe arsimor, si dhe me dhunë u mohohet shtetësia e tyre. Raporti përfshin faktet që disa zyrtarë të pushtetit vendor ishin të përfshirë në dhunë ndaj myslimanëve.
Raportet konfidenciale tregojnë që myslimanët në Mianmar janë duke vuajtur nga arrestimet arbitrare në të cilat ata janë të privuar nga ushqimi, uji dhe gjumi, gjë që nganjëherë rezulton në vdekje.
250 njerëz vdiqën në dhunën etnike të vitit të kaluar nga budistët në Rakhine kundër myslimanëve Rohingya, thotë gjithashtu raporti. Më shumë se 100 mijë njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre, për të jetuar në kushte të rënda në kampe.
/mesazhi/
Categories