Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama shtroi iftar me rastin e muajti të Ramazanit.
Në këtë pritje që organizohet çdo vit në mënyrë tradicionale marrin pjesë diplomatët e vendeve të ndryshme me në krye ambasadorët e vendeve myslimane.
Pritja ku ishin të pranishëm edhe senatorët dhe deputetët amerikan u organizua në Shtëpinë e Bardhë.
Turqia në këtë pritje u përfaqësua nga ana e ambasadorit të saj në Uashington Namik Tan.
Obama në fjalën e tij të mbajtur pas hapjes së iftarit bëri fjalë me lëvdata për muajin e shenjtë të agjërimit duke e cilësuar si ‘Ramazani Kerim’.
“Muaji i Ramazanit për myslimanët është një muaj i pastrimit. Personi duke agjëruar dhe duke i kryer obligimet tjera fetare gjatë kësaj periudhe gjen rastin për sakrificë ndaj Allahut. Në të njëjtën kohë njerëzit gjatë këtij muaji mblidhen me anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre ashtu sikurse edhe ne sot këtu”, deklaroi Obama në fjalimin e tij.
Fjalimin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama e zbukuroi me ajete Kur’anore.
Duke cituar ajete nga surja Zilzal, Obama tha: “Kur’ani na mëson se kush bën të mira sa një grimcë do ta gjejë atë”.
Obama preku edhe në ndikimin e historisë islame ndaj komuniteteve dhe tha se përpjekjet e mira të myslimanëve amerikanë ndihmuan në formimin e kombit amerikan.
Presidenti Obama dha shembuj të biznesmenëve të suksesshëm myslimanë dhe bëri fjalë me lëvdata për kontributin e tyre në ekonominë e vendit.
Fjalët e presidentit “E di se jeni të uritur të kalojmë në darkë” u bë shkak i buzëqeshjeve të të pranishmëve.
Fjalimin e tij që zgjati 10 minuta, Presidenti Obama e përfundoi me fjalët “Ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit”.
Categories