Categories
Lajme

Obama: Tërhiqemi nga ndërhyrja, Asadi të zbatoj planin

Në një fjalim drejtuar popullit amerikan, të mërkurën,presidenti Barak Obama tha se pranimi i ofertës ruse nga Asadi, i jep përkohësisht fund planit për një ndërhyrje ushtarake në Siri.
Plani rus kërkon nga Damasku që armët e tij kimike të vihen në një kontroll ndërkombëtar dhe më tej të asgjësohen.
Ai u pranua pas takimit në Moskë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sirisë Valid Muallem me homologun e tij rus.
Megjithatë presidenti amerikan nuk fsheh skepticizmin e tij mbi suksesin e planit, duke shtuar se forcat ushtarake amerikane do të jenë në gatishmëri të plotë nëse do të nevojitet përdorimi i forcës.
Obama tha: “Është shumë herët të them nëse kjo ofertë do të ketë sukses.  Çdo marrëveshje do të verifikojë nëse regjimi i Asadit i mban apo jo zotimet e tij, por kjo iniciativë ka potencialin për të shmangur kërcënimin e armëve kimike pa përdorimin e forcës.”
Ndërkohë që mbledhja e Senatit që pritej të votonte rreth ndërhyrjes në Siri është shtyrë për një moment të mëvonshëm.
Sekretari amerikan Xhon Kerri do të takohet të enjten me homologun rus Sergei Lavrorv, ndërkohë që Obama do të vazhdojë diskutimet me presidentin Putin.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë vijoi se: “Unë kam folur me dy prej aleatëve tanë më të ngushtë , Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ne do të punojmë së bashku, duke u konsultuar edhe me Rusinë dhe Kinën për të vënë përpara një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.  Rezoluta do të kërkojnë që Asad të heqë dorë nga armët e tij kimike dhe që përfundimisht ato të shkatërrohen nën kontrollin ndërkombëtar. ”
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version