Categories
Lajme

Obama viziton xhaminë më të rëndësishme në Malajzi

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Malajzi, presidenti amerikan, Barak Obama, ka bërë dhe një vizitë në xhaminë kombëtare të Malajzisë, e cila konsiderohet si pjesë e trashëgimisë kombëtare të Kualalumpurit.
Bashkë me imamin e xhamisë, Obama ka qëndruar edhe para varreve të krerëve më të lartë të Malalzisë, të cilat ndodhen pranë xhamisë. Vetë Obama kishte veshur kostum të errët dhe i kishte hequr këpucët që në hyrje të xhamisë.
Imam i xhamisë kombëtare, gjatë vizitës i ka kërkuar Obamës që të bëjë diçka për ti dhënë fund dhunës kundër myslimanëve në mbarë botën dhe presidenti Obama i është përgjigjur:”Lute Zotin për mua që të më ndihmojë në këtë drejtim!” Obama i ka treguar se sa herë që zgjohet nga gjumi, gjëja e parë që i vjen ndërmend janë përpjekjet që duhen bërë për mbylljen e konflikteve të cilat ndikojnë negativisht në jetën e shoqërive.
Sipas imamit, Obama është ka përmendur shpesh herë fjalën “Inshalla” dhe “Tirima Kasih” në gjuhën malajziane, e cila do të thotë “Faleminderit!” /ardhmeriaonline/

Exit mobile version