Organizata Humanitare ‘Kalliri i Mirësisë’ nga Shkupi, në krye me Rufat Sherifin, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit do të përkujdeset për rreth 1000 familje të rrezikuara ekonomikisht.
Janë përgatitur pako me ushqim, duke tentuar që sofra e iftarit të mos u mbetet boshe atyre që më së shumti kanë nevojë.
‘Nën moton ‘Ramazani muaji i mëshirës dhe solidaritetit’ në si organizatë kemi paraparë të organizojmë një numër të madh të aktiviteteve. Fillimisht vetëm në Shkup do të shpërndahen 1000 pako në vlerë prej 25-30 euro për çdo pako me ushqim të grumbulluara drejt për drejt nga popullata. Shpresojmë se do të arrijmë të ndajmë 3 mijë pako për qytetet tjera’ tha Sherifi.
Sherifi gjithashtu u shpreh ose edhe këtë vit do të realizojnë aktivitetin ‘Shporta e Ramazanit’.
‘Po dyshim jashtë këtyre aktiviteteve ne do të organizojmë edhe iftare, një do të jetë me donatorët, miqtë dhe dashamirët e organizatës, do të bëjmë një iftar për jetimët dhe një për skamnorët më të rrezikuar të regjistruar në shoqatën tonë. Kah fundi i Ramazanit aktiviteti ynë do të dedikohet në grumbullimin e veshmbathjes dhe shpresojmë që jetimëve dhe fëmijëve të skamnorëve ti gëzojmë 400 fëmijë për ditën e Bajramit’ u shpreh Sherifi.
EDITOR
11 years ago
previous article
Se prishë Ramazanin, stërvitet vetëm
next article