Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” me sukses është duke realizuar planin e saj për të ndihmuar popullatën skamnore në vend.
Gjatë javës së parë të muajit të bekuar të Ramazanit, nga ndihmat që i janë ofruar organizatës, kanë përfituar vetëm se në kryeqytet mbi 250 familje nevojtare. Po ashtu gjatë javës që kaloi organizata në bashkëpunim me Forumin Rinor Islam – dega Tetovë, ka bërë grumbullimin e mbi 300 shportave të Ramazanit, shporta këto që pritet të ndahen gjatë javës së ardhshme.
Njëherit organizata 15.07.2013 shtroi edhe iftarin tradicional për miqtë, dashamirët, donatorët e saj si dhe mysafir nga brenda dhe jashtë vendit, ku prezentuan mbi 300 mysafirë, të cilët pas iftarit patën rastin të dëgjojnë ligjëratë nga teologu i shquar nga Shkodra Bashkim Bajraktari, i cili para të pranishmëve ligjëroi mbi temën “Besimtari në mes sprovave dhe fitoreve”.

kalliri  (1)
OH “Kalliri i Mirësisë” vazhdon të ndihmojë popullatën skamnore në vend

kalliri  (2)
OH “Kalliri i Mirësisë” vazhdon të ndihmojë popullatën skamnore në vend

kalliri  (4)
OH “Kalliri i Mirësisë” vazhdon të ndihmojë popullatën skamnore në vend

kalliri  (6)
OH “Kalliri i Mirësisë” vazhdon të ndihmojë popullatën skamnore në vend

 

Shërbimi informativ pranë

OH “Kalliri i Mirësisë”