Categories
Lajme FRI

OH “Kalliri i Mirësisë” vazhdon t’u ndihmojë jetimëve

OH “Kalliri i Mirësisë” vazhdon edhe më tutje të realizon projekte me të cilat synohet të ndihmohen jetimët e vendit. OH “Kalliri i Mirësisë”  dje ndau ndihma humanitare për mbi 150 jetimë duke i pajisur me veshmbathje, pako ushqimore dhe mini biblioteke me libra të ndryshme.
Vlen të përmendet se këtë projekt OH “Kalliri i Mirësisë” e realizoi në bashkëpunim me Organizatën Humanitare nga Turqia IHH, e cila gjatë këtyre ditëve realizoi një kampanjë botërore për të ndihmuar jetimët, kampanjë e cila përfshiu mbi 130 shtete dhe mbi 30.000 jetimë nga bota.
Gjatë shpërndarjes së këtyre ndihmave mori pjesë edhe delegacioni përfaqësues i IHH në krye me Z. Bilal Sagir, cili iu drejtua të pranishmëve me fjalë rasti dhe premtoi se do të vazhdojnë që edhe më tutje në partneritet me OH “Kalliri i Mirësisë” të ndihmojnë jetimët e këtij vendi.

Shërbimi informativ pranë OH “Kalliri i Mirësisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version