Categories
Lajme FRI

OJQ-të përfitojnë zyrat brenda komunës së Çairit

Në Komunën e Çairit , u bë edhe finalizimi i projektit OJQ-Qendra , me ç `rast u bënë  të ditur emrat e organizatave joqeveritare të cilat kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të zyrave brenda objektit të komunës.
Të pranishëm në këtë solemnitet ishin kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, drejtori i Fondacionit Ndërkombëtar Për Art dhe Kulturë,  Nicolas Thaw dhe përfaqësues nga sektori civil.
Gjithsej 15 organizata joqeveritare të profileve të ndryshme, tani më mund të punojnë në zyrat  e tyre në Komunën e Çairit.
Me këtë rast  Kryetarit i Komunës  Izet Mexhiti theksoi se ky është një hap i guximshëm i vet komunës, pasi sektori civil është edhe vet opozita  e komunës, opozitë e politikave qeveritare .
“Ky është një hap i guximshëm sepse sektori civil shpeshherë është edhe vet opozitë e komunës , opozitë e politikave qeveritare .Ne përcaktuam që ato të jenë brenda neve, të dëgjojmë zërin e tyre sepse në partneritet me shoqatat joqeveritare vlerësojmë që jemi më afër qytetarëve , më afër kërkesave të tyre dhe më afër zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”, theksoi Mexhiti.
Projekti u financua nga Fondacioni ndërkombëtarë  për kulturë dhe art në bashkëpunim me Komunën e Çairit, dhe ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit mes sektorit civil dhe Komunës. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version