Kombet e Bashkuara deklaruan se ish-presidenti i parë i zgjedhur i Egjiptit, Muhamed Mursi është arrestuar në mënyrë arbitrare.
Në raportin e Grupit të Punës për Arrestime Arbitrare të Kombeve të Bashkuara, bëhet e ditur se Presidenti Muhamed Mursi dhe bashkëpunëtorët e tij të përmbysur me një grusht shteti ushtarak janë arrestuar në mënyrë arbitrare.
Në raportin në fjalë bëhet e ditur se “Mursi dhe bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut në mënyrë arbitrare”.
Drejtori i institucionit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut “El Karame” në Kajro, Ahmed Mufrih deklaroi se më 10 korrik të këtij viti nga grupi punues kërkuan të japin opinionin e tyre në lidhje me gjendjen e Mursit dhe si rezultat i punimeve është arritur në vendimin në fjalë.
Mufrih tha se në raport bëhet e ditur se të gjitha veprimet kundër Mursit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë bërë në mënyrë arbitrare dhe theksoi se “të pandehurit nuk përfituan në plotë kuptim të fjalës nga të drejtat e tyre ligjore”.
Mufrih gjithashtu thotë se në raport shkruhet se “Arrestimet, janë në kundërshtim me nenet 9, 10 dhe 11 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në kundërshtim me nenet 9 dhe 14 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtën Civile dhe Politike”.
Categories