Forumi Rinor Islam, në kuadër të aktiviteteve sportive dhe rekreative, organizon oplimpiadë, në trë cilën përfshihen futbolli, basketbolli, volejbolli, artet marciale dhe shahu. Kjo olimpiadë do të realizohet në të gjitha qytetet ku vepron Forumi Rinor Islam nëpërmjet Degëve të veta, ndërkaq në Tetovë tashmë u mbajt turneu në futboll të vogël, në të cilin morën pjesë Nëndegët e Degës së Tetovës.
Përmes këtij organizimi synohet ngritja e vetëdijes sportive te të rinjtë dhe njëkohësisht vetëdijësimi i rinisë për nevojën e praktikimit të sportit. Me këtë rast, Kryetari i Degës së Tetovës, Fisnik Shabani, deklaroi se “edukimi i pakët shoqëror rreth kësaj çështjeje ndikon mjaft negativisht në krijimin e vetëdijës së ulët sportive, gjë e cila reflekton në mungesë të aktivitetit fizik”.
Në këtë turne morën pjesë aktivistë të FRI-së nga Sllatina, Nerashti, Shemshova, Tearca dhe Uzormishti,  të cilët ndërmjet veti garaun në mënyrë shume sportive. Fitues i këtij turneu u shpall ekipi i aktivistëve nga f. Uzormisht.
Në Kumanovë, ndërkaq, u mbajt një aktivitet i rrallë sportiv, përmes të cilit pjesëmarrësit i performuan aftësitë e veta në artet marciale.

10380267_897515393598235_6913649907203389106_n
Olimpiada e Forumit Rinor Islam – Tetovë

10341652_898077820208659_7961531631272415031_n
Olimpiada e Forumit Rinor Islam – Tetovë

10337713_897515106931597_5857610260087351586_n
Olimpiada e Forumit Rinor Islam – Tetovë

10314762_897515233598251_5292101458896282470_n
Olimpiada e Forumit Rinor Islam – Tetovë

10157216_897515353598239_3603050169631832000_n
Olimpiada e Forumit Rinor Islam – Tetovë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam