Në Francë nuk pushojnë reagimet, si në opozitë ashtu edhe në rrjetet sociale, pasi presidenti francez Fransoa Olland gabimisht e tha emrin e Maqedonisë.
Olland në konferencën e përbashkët për mediet me presidentin slloven Borut Pahor në Bërdo, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për gatishmërinë e tij që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me emrin, duke e përcjellë përkthyesin, në vend “Maseduan”, siç duhet të thuhet në gjuhën frënge Maqedonia, ai tha “Masedoni”.
“Për ish republikën jugosllave ‘Masedoni’, rikujtoj se Franca është e gatshme të kërkojë zgjidhje përmes kualitetit të marrëdhënieve të cilat i kemi me Greqinë”, deklaroi Olland pa e përmirësuar gabimin.
Në reagimet e shumta të shtypit pas këtij lapsusi presidencial gazetat franceze kanë dalë me tituj: “Fransoa Olland zbuloi vend të ri – Masedoni”.Prej këtu mediet në Francë pyeten nëse Olland e njeh gjeografinë, për shkak se kjo është gafa e tij e tretë diplomatike për vetëm dy muaj.
Paraprakisht në Japoni në prani të kryeministrit japonez Shinzo Abe, Olland e ngatërroi popullin japonez me atë kinez, ku ishte korrigjuar nga përkthyesja, përderisa në konferencën me gazetarët në Tunizi, Olland e ngatërroi Tunizinë me Egjiptin.
EDITOR
11 years ago
previous article
Shejh Kardavi dënon masakrën ndaj demonstruesve në Egjipt
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago