Categories
Lajme

Opozitarët e grusht shtetit vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Adevije të Kajros

Presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adli Mansur, publikoi një vendim me anë të cilit është përcaktuar edhe data e hartimit të një kushtetute të re dhe organizimi i zgjedhjeve.

 
Edhe krahas masakrës ku u vranë më shumë se 50 persona kundërshtarët e grusht shtetit vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Adevije të Kajros.
Presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adli Mansur, publikoi një vendim me anë të cilit është përcaktuar edhe data e hartimit të një kushtetute të re dhe organizimi i zgjedhjeve.
Sipas kalendarit të Mansurit, procesi i tranzicionit do të zgjas 210 ditë.
Ndërkaq sipas planit 33 pikësh të publikuar me këtë vendim kushtetuta e re do të hartohet nga një këshill që do të përbëhet prej përfaqësuesve politik, fetar dhe forcave të sigurisë, ndërsa brenda 5 muajve duhet që kushtetutën e ra ta paraqesin në referendum për votim.
Në rast të miratimit të kushtetutës së re brenda tre muajve do të organizohen zgjedhjet parlamentare. Sipas kësaj zgjedhjet do të organizohen më së largu në shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndërkaq zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen menjëherë pas mbledhjes së parë të kuvendit të ri.
Masakra e jetuar dje në mëngjes para shtabit të Gardës së Republikës në Kajro ku edhe mbahet i arrestuar ish-presidenti Mursi ndikoi negativisht edhe në punimet e formimit të qeverisë së përkohshme.
Pas tërheqjes së Partisë selefite Nur, Mansur u detyrua të shtyjë për më vonë punimet për përcaktimin e kryeministrit të përkohshëm.
Në lajmet e dala thuhet se Mansur mendonte që postin e kryeministrit t’ja japë deputetit së qendrës së majtë, Ziad Bahaa ose ish-Ministrit të Financave, Samir Ridvan, ndërkaq për postin e zëvendës kryetarit e kishte në mendje Muhamed El Baradej.
Ndërsa në Egjipt janë derdhur nëpër rrugë edhe kundërshtarët, por edhe përkrahësi e grusht shtetit.
Pas thirrjes së Vëllezërve Myslimanë të bërë pas masakrës së jetuar për të organizuar kryengritje kundër grusht-shtetit është shtuar edhe numri i protestuesve nëpër rrugë.
Zëdhënësi i Vëllezërve Mysliman deklaroi se pamjet e publikuara nga ana e ushtrisë ku duken disa protestues duke shtënë ndaj tyre me armë në dorë, janë pamje të xhiruara para 1 vit e gjysmë.
Ushtria kërkoi nga protestuesit e grusht shtetit ti japin fund manifestimeve dhe ti mos i afrohen komplekseve ushtarake.
Në konferencën për shtyp të organizuar u mbajt një qëndrim nderi për të vrarët në këtë masakër, ndërkaq zëdhënësi i ushtrisë mohoi pretendimet për përdorimin e dhunës së tepërt nga ana e ushtrisë kundër protestuesve.
Ish-anëtarë i Vëllazërisë Myslimane, Abdul Futuh i bëri thirrje presidentit të përkohshëm Mansur për të dhënë dorëheqja për shkak të masakrës së jetuar.
Futuh gjithashtu kritikoi edhe Vëllezërit Myslimanë, të cilët bënë thirrje për të “rënë dëshmor” dhe në qoftë se palët nuk bëjnë hap prapa atëherë situata do të përkeqësorehet edhe më shumë.
Njoftohet se 22 punonjës të kanalit televiziv “Al Xhazira” në Kajro, kanë dhënë dorëheqje me qëllim të protestës së qendrës së tyre në Katar.
Ndërsa një person me një motoçikletë ka hapur zjarr ndaj një kishe në qytetin Port Said dhe në këtë rast plagosi një person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version