Categories
Lajme FRI

Organizimi i Euro 2020, 32 qytete kandidate në garë, mes tyre edhe Shkupi

Revolucioni i Michel Platini për ta organizuar Europianin 2020 në disa vende të kontinentit të vjetër, vë në lëvizje edhe pretendentët për të fituar të drejtat e pritjes së ndeshjeve të kompeticinit më prestigjoz të Europës. Një ide që i pëlqeu pjesës më të madhe të federatave evropiane, përjashtuar këtu Turqinë që kërkontë të fitonte të drejtën e organizimit bashkë me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin.
Gjithsesi, tashmë ndodhemi në fazën kur kandidaturat janë në dosjet e zyrave të UEFA-s ku plot 32 federata kanë shprehur interes real për të pritur disa ndeshje. Italia prezantohet në qeverinë evropiane të futbollit me qytetet e Milanos dhe Romës, ndërsa lista vijon me Londrën, Lyonin, Pragën, Athinën, Mynihun, Amsterdamin, LIsbonën, Porton, Madridin, Bilbaon, Barcelonën e Valencian. Ajo që bie në sy është edhe kandidatura e fqinjëve tanë të Maqedonisë që propozojnë kryeqytetin Shkup, ndërsa Serbia bën një hap përpara me Beogradin. Qytete të tjera ballkanase në garë për organizimin e Euro 2012 janë edhe Zagrebi, Sofia dhe Bukureshti.
“Jemi shumë krenarë për interesin e treguar për organizimin e Euro 2020. Finalet do të jenë një festë e madhe e futbollit për kontinentin tonë. Edicioni i përvjetorit të 60-të do të jetë i veçantë, pasi do të trokasë në portat e çdo tifozi”.
Ndeshjet do të ndahen në 13 paketa të ndryshme dhe 12 paketa standarde që përfshijnë 3 ndeshje nga faza e grupeve dhe një tjetër nga faza e eliminimit direkt. Një tjetër paketë është edhe ajo e gjysmëfinaleve dhe e finales. Çdo federatë ka të drejtën të prezantojë të njëjtin qytet ose dy qytete të ndryshme për por vetëm një qytet do të përzgjidhet për çdo shtet. Dosjet përfundimtare duhet të dërgohen brenda datës 25 prill të vitit 2014.

Exit mobile version