Categories
Opinione

Orgjitë…!

Nuk vonoi shumë dhe lajmit të bujshëm për personin (do t’i shmangem përmendjes së emrave për hir të paragjykimeve dhe keqkuptimeve) që vret e pret diku në një vend të largët i doli përballë një lajm tjetër po aq i trishtueshëm, mos ndoshta edhe më i zi se i pari. Flitet për organizimin e një seks orgjie çiftesh të martuara (po më rrëqethet lëkura nga turpi teksa po e shkruaj këtë frazë) diku në një vend jo dhe aq të largët nga këtu ku po shkruaj unë; në fakt, mu në vendlindjen e atij ndaj të cilit po vazhdon të hidhet gur e dru këto ditët e fundit, krerët e atij shteti po takohen për të diskutuar për, respektivisht, kundërekstremizmit dhe radikalizmit (ma merr mendja – islamik)?! Në mes tjerash, në këtë lajm thuhet: “Presidentja theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë.
Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.”
Fair enough do të kishin thënë anglezët. Janë të paktë e të rrallë ata që e duan dhe e kultivojnë ekstremizmin, radikalizmin, fundamentalizmin, etj., aq më tepër kur i njëjti nuk ka vend në një fe paqësore siç është Islami.
Por, pas publikimit të këtij lajmi (të fundit) të frikshëm dhe rrëqethës, shtrohet pyetja nëse krerët e institucioneve të sipër-përmendura do të takohen sërish për të parandaluar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie ilegale, imorale, degjeneruese, djallëzore, shthurëse, të pistë, të shpifur, të turpshme, të ndytë, të fëlliqtë, të…. apo thjeshtë do ta konsiderojnë si “vepër arti, civilizimi, modernizmi, avangarde, përparimi dhe intelektualizmi” me të cilën do të mundemi të “integrohemi” në Evropën e vlerave dhe progresit! TURP prej TURPI!
Pothuajse e njëjta gjë ndodhi edhe këtu, në vendin tim, me ç’rast subjekte a persona të caktuar u çuan peshë duke reaguar ndaj ligjeve “diskriminuese” që solli qeveria e këtij vendi sipas të cilave martesa përkufizohet si bashkësi ndërmjet një burri dhe një gruaje duke ua pamundësuar kështu të gëzojnë “të drejtat” e tyre në bazë të konventave ndërkombëtare e universale.
Duke mos dashur të jem i njëanshëm, po e nis me krishterimin; në të, martesa definohet si gjendje e vendosur dhe e rregulluar nga Zoti për marrëdhënie afatgjatë ndërmjet një burri si bashkëshort dhe një gruaje si bashkëshorte. Sipas të krishterëve, martesa është marrëdhënia më intime ndërmjet njerëzve; ajo është dhuratë nga Zoti dhe një institucion i shenjtë. Definicion të ngjashëm ofron edhe judaizmi ndërsa në islam martesa bile është obligim (në rrethana të caktuara) ndërmjet personave me gjini të kundërta dhe nuk i lihet hapësirë beqarisë së përhershme (siç ndodh me priftërinjtë dhe murgeshat në fetë tjera).
Në anën tjetër, Kurani i madhërishëm thekson në mënyrë të posaçme ngjarjet e shkatërrimit të popujve të mëhershëm për shkak të bëmave të tyre çnjerëzore dhe të pamoralshme, në radhë të parë homoseksualizmit.
Në vargjet 166 dhe 167 të Sures 26 (Shu’ara), thuhet:
“165. Vallë, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve
166. E i lini mënjanë gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkëshorte për ju?! Njëmend, ju jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes”.

Vargu 81 i Sures A’raf thotë: “Ju u qaseni meshkujve me epsh – në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni një popull që e teproni me të këqija!”
Allahu fuqiplotë në vargun 55 të Sures Neml thotë: “Vallë, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Në të vërtetë ju jeni një popull i paditur.”
Ndryshe nga interpretimet religjioze (të cilat gjithsesi kanë logjikën dhe arsyen e pakontestueshme për atë që thonë – shpesh të fshehur), pasojat veç më janë konstatuar edhe nga shkenca e sotme, por për këtë do t’i lëmë hapësirë ndonjë më kompetenti për të na paralajmëruar për rreziqet e panumërta që kjo sëmundje (fatkeqësisht në rritje) e shekullit 21 i bart me vete.
Të kthehem, për fund, te “ngjarja e madhe” që e përmenda në fillim e që u bë shkak për këtë shkrim. Përveç “aktivitetit” në fjalë, këtu zakonisht përfshihet edhe përdorimi pa masë i alkoolit, drogës dhe substancave tjera psiko-aktive dhe kur të gjitha këto t’i përmblidhni në një term të vetëm, kjo do të thotëshkatërrim, katastrofë, kataklizëm. Dhe… e gjithë kjo ndodh, jo nëpër filmat erotik apo ato me përmbajtje pornografike, por në KOSOVË, në vendin ku feja islame, respektivisht myslimanët zënë përqindjen e paraqitur si në linkun më poshtë:
http://en.wikipedia.org/wiki/Islam_in_Kosovo#mediaviewer/File:Kosovo-2011-Islam.GIF
Mua s’më mbetet gjë tjetër përpos t’i lutem Zotit që për hir të Muajit të Shenjtë të Ramazanit që sapo e lamë pas, për hir të festës së madhe të Fitër Bajramit erën e të cilës po e ndjejmë akoma, dhe për hir të atyre besimtarëve të sinqertë e të devotshëm, që fatmirësisht i kemi akoma në numër më të madh, të na mbrojë nga këto ligështi dhe mos të na përfshijë në zemërimin dhe mllefin e madh ndaj këtyre “krijesave” mos-mirënjohëse, injorante dhe shpirt-prishura.
Amin!

Exit mobile version