“Unë jam ashtu siç më parafytyron robi Im. Jam me të kur më përkujton… dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi.”
I
Sa herë që të kujtoj,
Ngjethem dhe lotët s’mund t’i ndaloj.
Sa herë mendoj për Ty,
Më mbushet zemra plot dashuri.
Shqiptoj Tëndin emër,
Sa qetësi ndiej në zemër,
I mbyll sytë dhe shoh dritë,
E ndiej madhështinë Tënde thellë në shpirt.
II
E çdo lot, si shi pranvere bie mbi zemrën time të përmalluar,
Çdo shkëndijë e dashurisë sate shtrihet si melhem në zemrën time nga bota tunduar,
Veç të menduarit për Ty, më shëron,
Takimi me Ty, zemrën, shpirtin, mendjen, çdo qelizë e atom në mua e emocionon.
Shqipe Palloshi, 2010
Categories