Padrejtësia po triumfon,
e drejtësia po dështon…
Errësira syt na ka mbuluar,
për çudi dritën nuk e dimë
se ku e kemi harruar…
Jemi zhytur në një rrugë,
ku ajo nuk ka fund…
Njerëzit po mendojnë
se ajo është rruga e duhur
por,
jo çdo rrugë e shkelur
është ajo që na shpie në sukses…
Suksesi nuk arrihet duke ecur
në një rrugë me dyshim se mos
je në një rrugë pa kthim…
Drejtësinë të gjithë e duan
por pak prej tyre e thonë…
I frikësohen njerizmit se mos
nëse e thonë të vërtetën
me dënim do ta paguan…
Ehh, harron se Zoti është duke e shikuar…
Shpif vëllai për vëllanë e vet,
shpif motra për motrën e vet,
vret babai të birin e vet
dhe
pa pikë turpi del e thotë
ai është gjaku im,
bëj ç’të dua të tjerët nuk kanë të drejtë
të më thonë as një fjalë të vetme mua..
Nuk jemi në kohën e mesjetës o njeri !..
Mendo se ç’bën e mos u sill
më si një fëmijë…
Vrasja e një njeriu pa faj
nuk është zgjidhje,
por për fat të keq tek ne ky
ligj nuk respektohet sepse
tradhtari mbisundon,
e i drejti është zhdukur
diku në një humnerë
dhe aty përgjithnjë
do të qëndroj…
Shkroi: Meral BARDHI
EDITOR
10 years ago
previous article
E mira që bëre ti, tek ti do të kthehet përsëri
next article