Duke u bërë prindër për të parën herë, sigurisht që është e vështirë, sidomos kur ju mundoheni të mësoheni me zakonet e gjumit të fëmijës.
Kështu që për këtë qëllim, do të dal së shpejti pajisja që quhet ‘ Sproutling Baby Monitor’.
Pajisja ka mundësinë që t’u tregojë prindërve nëse fëmija ka temperaturë, është i shqetësuar apo edhe atë se kur do të zgjohet.
Pajisja është e lidhur me një program që i mbledh të dhënat për prindërit, e po ashtu do të tregojë se në qoftë se dhoma është shumë e ndritshme apo e nxehtë për fëmijën, për të fjetur i qetë.
E nëse prindërit janë duke shikuar televizion në dhomën tjetër, programi do t’ua bëj me dije se volumi i zërit është shumë i lartë dhe mund ta pengojë fëmijën.
Pajisja e krijuar në Kaliforni, do të dalë në shitje në vitin 2015, me një çmim prej 299 dollarësh.