Pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Pakistanin, në afërsi të Detit Arab “doli” një ishull i ri, njoftuan CNN dhe mediat pakistaneze.
Një përfaqësues i autoriteteve në qytetin Guadar, Moazam Jah, thotë se ishulli është i lartë midis gjashtë dhe nëntë metra, ndërsa është formuar në largësi prej 350 metra nga bregu.
Sizmologu Zahid Rafi e konfirmoi këtë ngjarje të pazakontë. Për të kjo dukuri nuk është befasuese, duke e pasur parasysh fuqinë e dridhjes.
Tërmet me intensitet prej 7,8 ballëve e goditi provincën perëndimore pakistaneze Beluxhistan.
Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin indian Nju-Delhi. Epiqendra ka qenë 240 kilometra në juglindje të qytetit Dalbadin në thellësi prej dhjetë kilometra.
previous article
Messi provon të shënojë kosh me këmbë, ja rezultati (VIDEO)
you might also like
1 year ago
1 year ago
1 year ago