Categories
Lajme

Pakistanezi 70-vjeçar shkaktar i 108.000 konvertimeve në Islam

Që nga konvertimi i tij në islam në vitin 1989, e deri në ditët e sotit, 70-vjeçari Deen Muhammed Shaikh, është bërë shkaktar që 108.000 njerëz ta pranojnë Islamin si fe të tyre

Sot ai është drejtor i Medresesë Aisha Ta’alimu-ul-Kuran, institucion që merret me thirrjen e njerëzve në Islam, dhe imam në xhaminë Allah Wali në qytetin Matli në Pakistan …
Në intervistën e tij për “The Express Tribune”, me fjalët më të bukura përpiqet të shpjegoj rëndësinë e nëntë hektarëve tokë të dhuruara, ku të konvertuarit mund të qëndrojnë pas konvertimit në Islam. I pyetur rreth konvertimeve masive në Islam, ai tha: “Dëshira ime e sinqertë është që e tërë bota ta pranon islamin!”

Ky predikues gjithsesi meriton që ne të mësojmë pak më shumë për jetën dhe misionin e tij.

Para Islamit, ai ishte hindus, me emrin Jhangli. “Gjithmonë e kam dashur Islamin”, fillon Shaikh historinë e tij. “Kam lexuar Kur’anin dhe kam kuptuar se 360 zota nuk janë fare të dobishëm”.
Rruga e tij në Islam filloi me studimin e Kur’anit në fshehtësi, derisa ishte ende shumë i ri. Pas kësaj filloi të agjërojë, dhe nga padituria Ramazanin e parë e agjëroi para kohës së tij. Nëna e tij ishte e mërzitur shumë kur zbuloi se djalit të saj po i rritet dashuria për një tjetër besim. Ajo mendonte se ai do të heqë dorë nga synimet e tij në qoftë se martohet me një hinduse. Dhe kështu Din Muhamed u martua 15 vjeç, dhe menjëherë pas kësaj atij i lindën fëmijët e parë. Sot, ka 12 fëmijë, 4 vajza dhe 8 djem.

Por, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme dhe bindjeve të familjes, dëshira e tij për Islamin nuk është zvogëluar. Ai arriti të gjejë një mësues, Sain Muhammed Jagsin, i cili ia mësoi Kur’anin dhe hadithin e Profetit të Allahut, sallallahu alejhi we sellem. Mbështetje gjeti tek daja i tij i cili gjithashtu dëshironte të bëhej musliman. Në fund, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, kërcënimeve dhe shantazheve të hapura, Deen Muhammed vendosi të shpalosur publikisht konvertimin e tij në Islam.
Thirrja tek Allahu, mision i jetës
Që nga fillimi, qëllimi i tij kryesor ishte thirrja në fenë e Allahut. Së pari ai filloi me familjen e tij, e më pas, filloi me komshinjtë dhe miqtë e tij. Miqësia me njerëz të pasur dhe me ndikim e ndihmoi pa masë. Gjenerali në pension i armatës pakistaneze, Sikandar Hayat, pronari i fabrikës së sheqerit në Matli, i kishte ofruar atij një shumë të madhe parash, por ai i kishte refuzuar. Në vend të kësaj, ai e kishte lutur t’ju siguroj vende pune atyr që konvertohen në Islam, gjë të cilën Sikandar e pranoi.

Sot, Deen Muhammed është shumë i njohur, dhe njerëzit e besimeve të ndryshme, nga vende shumë të largëta, vijnë tek ai për ta përqafuar Islamin. Në lagjen e tij është ndërtuar një xhami e vogël, si dhe dhoma ku fëmijët, kryesisht vajza, mësojnë faljen e namazit dhe leximin e Kur’anit.

Shaikh është i vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë që muslimanët e rinj mund të përballen në fillim. Muajt e parë ata i kalojnë duke iu përshtatur një mënyrë tjetër të jetës. “Në fillim, prej tyre kërkoj që t’i falin vetëm farzet”, thotë Deen Mohammed. I vetëdijshëm se çfarë do të ndodhte nëse ai menjëherë do të kërkonte që ata t’i falin të gjitha farzet dhe sunetet, dhe të qëndrojnë larg të gjitha ndalesave dhe t’i përmbahen të gjitha urdhëresave. “Ata do të iknin nga unë”, thotë Shaikh, duke theksuar rëndësinë e thirrjes graduale.

Për metodat tjera të thirrjes, nuk dëshiroi të fliste në media, vetëm se në fund shtoi: “U them njerëzve se edhe unë kam qenë hindus, dhe mund të përfundojnë në zjarr nëse nuk bëhen muslimanë!”
Vetë konvertimi në Islam përfshin rrezikun e maltretimit fizik të të konvertuarve. Për t’i ruajtur nga hindusët me ndikim, Shaikh i dërgon ata në Hub Chowk, menjëherë pas shqiptimit të Shehadetin. “Familjet e tyre do t’i rrihnin deri në vdekje, në qoftë se nuk do të veproja kështu!”, thotë ai. Këtë leksion e ka përjetuar në lëkurën e vet. Ai tregon për kidnapimin e tij dhe të kunatës nga hindusët e pasur, të cilët e kërcënuan me vdekje, nëse nuk ndal misionin e tij. “Ata nuk duan që hindusët e varfër t’i kundërshtojnë pas përqafimit të Islamit”, thotë Shaikh.

Pavarësisht shifrave të evidentuara prej 108.000 njerëzve që janë konvertuar në Islam, ky predikues nuk mendon se punës së tij i është afruar fundi. Ai dëshiron që të gjithë njerëzit të bëhen muslimanë dhe të ndjekin shembullin e tij./express tribune/islamgjakova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version