Bashkëpunimi me shoqërinë e biznesit mundëson qasje direkte me kampusin tonë duke krijuar hapësirë të mjaftueshme që të shfrytëzojnë studentët talent. Të dhënat tregojnë se 57 përqind e studentëve të diplomuarit tanë arrijnë të punësohen përafërsisht një vit pas diplomimit ndërsq 12 përqind arrijnë të gjejnë punë para diplomimit. Mbi 40 përqind e punësimeve realizohen në sektorin privat ndërsa pjesa tjetër në ndërmarrje të ndryshme”, tha rektori Dika.
Për të 9 herë me radhë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt panairi i karrierës,  ku pjesëmarrës  në këtë panair kanë qenë një numër i madh i kompanive vendore, organizata joqeveritare të cilët përpara studentëve dhe para të pranishmëve prezantuan ofertat e tyre. Qëllimi i këtij organizimi është që studentët nga afër të njihen me ofertat e kompanive për të kryer punën praktike apo për punësim nëpër këto kompani. Hapjen e këtij panairi e bëri rektori i UEJL-s  Zamir Dika i cili me këtë rast u shpreh se është i kënaqur me praninë e këtyre kompanive ku studentët mund të kryejnë edhe punën praktike.
“Fakti, që panairi mbahet për të nëntën herë tregon se UEJL ka potencial dhe kushte të krijojë kuadro të aftë, të cilët dinë të tregojnë vetën para kompanive të interesuara për punësim”, tha rektori Dika. Ai, po ashtu tha se UEJL është nismëtari i parë në rajon për mbajtjen e një aktiviteti të tillë, i cili tashmë është shndërruar në ngjarje tradicionale.Rektori Dika u shpreh se meritë të veçantë për këtë panair kanë edhe ndërkombëtarët në veçanti SHBA-të, të cilët para nëntë vitesh financuan hapjen e qendrës për karierë.“Bashkëpunimi me shoqërinë e biznesit mundëson qasje direkte me kampusin tonë duke krijuar hapësirë të mjaftueshme që të shfrytëzojnë studentët talent. Të dhënat tregojnë se 57 përqind e studentëve të diplomuarit tanë arrijnë të punësohen përafërsisht një vit pas diplomimit ndërsq 12 përqind arrijnë të gjejnë punë para diplomimit. Mbi 40 përqind e punësimeve realizohen në sektorin privat ndërsa pjesa tjetër në ndërmarrje të ndryshme”, tha rektori Dika.
Komuna e Tetovës tani më ka një bashkëpunim të ngushtë si me Universitetin e Evropës Juglindore ashtu edhe me Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Dita e sotme tregon se çka mund të arrihet me bashkëpunimin e universiteteve, shoqërisë së biznesit dhe institucioneve, sepse logjika të cilën e ndjekim është ajo e njërit prej krijuesve të Evropës moderne Shuman se asgjë nuk mundet pa njerëzit dhe asnjë nuk është e përmbajtshme pa institucionet”, tha Arifi.
Përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrës në këtë panair në UEJL thonë se marrin pjesë në këtë panair për të shpalosur ofertat e tyre përpara studentëve.Tashmë është bërë traditë që Universiteti i Evropës Juglindore të organizoj panairin e karrierës ku studentëve të këtij universiteti u jepet një mundësi e mirë për tu njohur nga afër me kompanitë ku mund të kryejnë praktikën e tyre. Panairi i Karrierës paraqet një mundësi të mirë për studentët për t’u takuar me punëdhënësit potencial, ku do të kenë mundësi të diskutojnë rreth mundësive për tu punësuar, për t’u angazhuar si praktikant dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanive.Në këtë panir këtë vit është prezantuar edhe kompanie njohur e telefonisë celulare Albafone, kompani me renome nga Tetova dhe më gjërë.