Panairi i Librit ‘Tirana 2013’, tiranasit lexojnë më shumë se shkupjanët dhe prishtinasit!
Për të dytën herë me rradhë Libraria e Çarshisë në krye me Norik Selimin organizoi vizitë tek Panairi i 16 i librit në Tiranë.
‘Vizita e Panairit të librit Tirana 2013, tani është shndëruar në një aktivitet tradicional. Vitin e kaluar kishim një grup prej 50 personash vizitore, sivjet ky numër është rritur në 100 persona pasiqë edhe interesimi ishte më i madh. Edhe në grupin e sivjetshëm përbërja është e ngjashme, janë autor, profesor, shkrimtar, student e kështu me radhë’ tha Selimi.
Botuesit vlerësuan se nga viti në vit rritet interesi për lexim ndërsa numrin një për lexueshmëri e mbajnë ata të Shqipërisë.
Laureta Behrami botuese e shtëpisë Pegi nuk ngurroi të shpreh kënaqësinë për lexuesit.
‘Është viti i tetë apo i nëntë që jemi të pranishëm në Panair. Interesimi ka qenë shumë i rëndësishëm si vitet e tjera në mos edhe më shumë. Kemi mbi gjashtë titujt më të rinjë të autorëve të huaj, ndërsa shqiptarët kemi dy, është libri 12 i Arben Cejkut ish ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni dhe Anda Haxhiaj me ‘Shenjat e shiut’, përmbledhje poezish’ tha Behrami.
Hilmi Zogjani, nga Akademia e Shkencave të Kosovës tha se lexuesit rekord janë definitivisht ata të Shqipërisë.
‘Jemi shumë të kënaqur me lexuesit dhe vizitorët. Vetë Panairi i Tiranës është një evenimet i jashtëzakonshëm për trojet tona. Për botimet që kemi sjell, jamë shumë i kënaqur me shitjen që kemi pasur. Nuk mund të konkulodoj por në bazë të disa analizave, publiku shqiptar në Shqipëri për nga lexueshmëria është defintivisht në vend të parë’ tha Zogjani.
Të njejtin mendim ndajnë edhe botuesit e shtëpisë botuese Logos A nga Shkupi.
‘Këtë vit panairi vizitohet më shumë se vitin e kaluar, jemi të kënaqur edhe nga vizitueshmëria por edhe shitja. Gjitha librat shitat, gjitha lexohen nga gjitha moshat. Në Tiran gjithmonë lexohet shumë, në Shkup dobët’ thaSelvije Ademi.
Panairi i 16 i Librit “Tirana 2013” u mbajt nga data 13-17 nëntor./Portalb
Categories