Në sheshin e ri të Ferizajt dje pasdite u mbajt ‘Panairi i Paqes’, organizuar nga aktivistët e Qendrës së Vullnetarëve të Departamentit të Rinisë së KBI Ferizaj.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të prezantohet ana reale e fesë Islame si fe e paqes, tolerancës, dashurisë e lumturisë.
Organizatorët ishin të ndarë në katër grupe me temat : Paqe, Dashuri, Tolerancë dhe buzëqeshje. Për ti prezantuar këto fusha të Islamit ata kishin përgatitur disa lojëra argëtuese dhe interaktive, vizatime e kartolina me mesazhe domethënëse dhe motivuese të këtyre temave.
Disa nga mesazhet e shpërndara dhe shumë të mirëpritura nga qytetarët ishin edhe këto :
‘’Rezultati më i lart i edukimit është toleranca’’
‘’Ai që nuk shfaq dashuri ndaj njerëzve, Zoti nuk do ta mëshiroj’’ – Muhammedi a.s.
‘’Nëse ju i gjykoni njerëzit, ju nuk keni kohë për t’i dashur ata’’
‘’Toleranca dhe paqja, janë zemra e Islamit’’ .
Ky panair ngjalli interesim jashtëzakonisht të madh tek qytetarët ferizajas, shumë prej të cilëve përgëzuan organizatorët për këtë ide kreative dhe mesazhet inkurajuese.
admin
11 years ago
previous article
Teleferiku, e ardhmja e transportit urban në qytete (Foto)
next article
AAG organizoi tribunë në Kumanovë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago