Categories
Lajme

‘Panairi i Paqes’ me plot buzëqeshje dhe dashuri për Ferizajasit

Në sheshin e ri të Ferizajt dje pasdite u mbajt ‘Panairi i Paqes’, organizuar nga aktivistët e Qendrës së Vullnetarëve të Departamentit të Rinisë së KBI Ferizaj.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të prezantohet ana reale e fesë Islame si fe e paqes, tolerancës, dashurisë e lumturisë.
Organizatorët ishin të ndarë në katër grupe me temat  : Paqe, Dashuri, Tolerancë dhe buzëqeshje. Për ti prezantuar këto fusha të Islamit ata kishin përgatitur disa lojëra argëtuese dhe interaktive, vizatime e kartolina me mesazhe domethënëse dhe motivuese të këtyre temave.
Disa nga mesazhet e shpërndara dhe shumë të mirëpritura nga qytetarët ishin  edhe këto :
‘’Rezultati më i lart  i edukimit është toleranca’’
‘’Ai që nuk shfaq dashuri ndaj njerëzve, Zoti nuk do ta mëshiroj’’ – Muhammedi a.s.
‘’Nëse ju i gjykoni njerëzit, ju nuk keni kohë për t’i dashur ata’’
‘’Toleranca dhe paqja, janë zemra e Islamit’’ .
Ky panair ngjalli interesim jashtëzakonisht të madh tek qytetarët ferizajas, shumë prej të cilëve përgëzuan  organizatorët për këtë ide kreative dhe mesazhet inkurajuese.

Exit mobile version