Categories
Lajme FRI

Panairi i librit “Tetova 2014”

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 21 deri 25 tetor 2014, organizon Panairin e librit “Tetova 2014”.
Është ky panairi i trembëdhjetëme radhë i librit shqip,i cili organizohet në qytetin e Tetovës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Edhe panairi i sivjetmë i librit do të mbahet në Qendrën e Kulturës në Tetovë.
Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë u bën thirrje të gjitha mediave elektronike dhe atyre të shtypit, që të marrin pjesë në hapjen e këtij Panairi dhe ta shënojnë këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Hapja solemne e Panairit të librit “Tetova2014”, është më 21 tetor 2014 (e martë), me fillim në ora 16:00
Duke ju falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme mediale që ua keni bërë panaireve të deritanishme të organizuara nga SHBSH,
 
Ju mirëpresim edhe kësaj radhe!

Exit mobile version