Në mikpritje të Forumit Rinor Islam dhe nën organizim te shoqatës së studentëve ndërkombëtarë në Stamboll “Kiyader” në sallën e konferencës së Bushi Resort & Spa u organizua panel diskutimi me temë “Sistemi kapitalist, shkas i krizave ekonomike dhe alternativat islame brenda tij”.
Programi u hap me një fjalim përshëndetës nga kryetari i FRI-së, z. Fevzi Musliu i cili i uroj për organizmin e këtij paneli, duke theksuar se tema të këtilla nevojiten të trajtohen më shumë në shoqerinë tonë.
Nën moderim të Prof. Dr. Muhamed Ali panelistët Akademik Abdylmenaf Bexheti dhe Doc. Dr. Gadaf Rexhepi shprehën qëndrimet e tyre ne lidhje me defektet e sistemit ekonomik të sotëm, duke cekur kështu disavantazhet e sistemit kapitalist që në dekadat e fundit paraqiten si shkas i krizave ekonomike në botë. Nga ana e tyre u bë edhe një krahasim me atë se çfarë parasheh ekonomia islame, sa është shoqëria e gatshme të pranojë ndryshime në këtë sferë dhe sa është e mundshme të aplikohet një sistem i tillë në vend e botë. Sygjerimet e panelistëve për studentët ishin që më shumë të fokusohen në studimet e tyre ekonomike, të kenë fakte e argumente përderisa do të hedhin sy kritik ndaj kapitalizmit duke parashtruar me pas edhe alternativa islame në të.
Organizimin e pasuruan edhe më shumë mysafirët nga Turqia dhe Bosnja, ku edhe rektori i Universitetit Ndërkombëtarë të Sarajevës Prof. Dr. Yücel Oğurlu përshëndeti të pranishmit. Njëherit edhe kryetarja e Shoqatës “Kiyader” Esra Gültekin prezantoi shoqatën duke treguar më shume për aktivitetet, trajnimet si dhe seminaret që organizojnë në Stamboll.
Organizimi është inicuar nga studentët shqipëtar në Stamboll të cilët kane ndjekur një seminar nën moton “Njeriu, Islami dhe Ekonomia”. Si prezantuese e grupit punues mori fjalën studentja pranë Universitetit Tregtar të Stambollit, Emine Haxhiu, prezantimi i së cilës preku më shumë mënyrën e funksionimit të bankave islame dhe atyre konvencionale, shërbimet që ofrojne ato dhe cilat në fakt janë të pranueshme në aspekt Islam, më efektive dhe që kanë ndikim më pozitiv në ekoniminë reale të vendit.
Në fund panelistët u dekoruan nga ana e Prof. Dr Yücel Oğurlu, ndërsa mysafirët nga Turqia nga z. Fevzi Musliu.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam