Lufta qytetare në Siri e cila ka hyrë në vitin e saj të pestë ka detyruar shpërnguljen e milionave njerëzve të këtij vendi. Refugjatët sirianë të cilët strehim kanë gjetur në kampet e Turqisë në Vitin e Ri nuk dëshirojnë të hynë me entuziazëm të madh, ndërsa dëshira e vetme e tyre është që në vendin e tyre të kthehet paqja, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetin turk Hatay, afër kufirit me Sirinë, sot jetojnë dhjetë mijë refugjatë nga Siria. Disa prej tyre qëndrojnë në kampin e refugjatëve, derisa të tjerët kanë arritur të integrohen në jetën e vetë qytetit.
Një nga sirianët i cili sot jeton në Hatay është edhe Ali Dip, përndryshe nga qyteti sirian Lazkiye. Në bisedën për AA thotë se si ka qenë i detyruar që para pesë vitesh ta braktisë vendin e tij.
Ai tha se është mësuar me jetën në Turqi dhe ka gjithçka që dëshiron. “Dëshira ime në vitin 2016 është që në Siri përfundimisht të kthehet paqja. Dëshiroj të marrin fund vuajtjet e popullit tim”, tha Dip.
Vajza siriane Teslima Vezir (18) e cila gjithashtu ka qenë e detyruar të braktisë atdheun për shkak të luftës, sot qëndron në vendin Yayladagi, në qytetin Hatay.
Ajo nuk ankohet ndaj kushteve të cilat u janë ofruar në Turqi dhe thekson se si ka arritur të vazhdojë shkollimin. Megjithatë, shton se atdheun gjithnjë e ka në mëndje.
Dëshira e saj për vitin 2016 është që në vend të konflikteve dhe luftës të ketë paqe dhe mirëqenie.
Nga marsi i vitit 2011 kur nisën konfliktet të cilat më vonë u shndërruan në luftë qytetare në Siri ndërmjet forcave lojale të presidentit Bashar al Asad dhe kryengritësve jetën e kanë humbur më shumë se 200 mijë njerëz, ndërsa miliona sirianë janë detyruar ti lënë shtëpitë e tyre.
Shumica e refugjatëve sirianë vendstrehim kanë gjetur në Turqinë dhe Libanin fqinj. Por, pas luftës disa vjeçare fundi i së cilës nuk dihet pas paraqitjes së organizatës terroriste DAESH, sirianët masovikisht janë nisur drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Që nga fillimi i këtij viti mbi 3 mijë e 500 migrantë janë mbytur duke tentuar të kalojnë Mesdheun. Sivjet më shumë se 800 mijë migrantë u përpoqën të kalojnë nëpërmjet Ballkanit perëndimor.
EDITOR
9 years ago
previous article
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago